Vendosni fjalën kyçe....

Violina e Paganinit i nënshtrohet trajtimit me rreze X për të zbuluar sekretin e tingujve


Ekspertët francezë përdorën rreze X në një violinë të shekullit të XVIII që i përket Paganinit, me vlerë miliona euro këtë fundjavë me shpresën për të zbuluar sekretin e tingullit të saj magjik dhe se si instrumenti mund të prodhojë tinguj.

Violina mori famë në momentin që iu dhurua virtuozit legjendar të violinës, Niccolò Paganini, i cili sapo kishte humbur një violinë tjetër të shtrenjtë Amati si pasojë e një basti në kumar, shkruan ClassicsFM. 

Tani, shkencëtarët dhe historianët janë bashkuar në një mision për të zbuluar sekretet e violinës, duke përcaktuar se çfarë e bën tingullin e saj kaq të veçantë dhe si të kujdesemi për instrumentin historik për shekujt e ardhshëm.

Për të kuptuar ndërlikimet e instrumentit, violina u vendos në një kuti xhami, ndërsa studiuesit në Entin Evropian të Rrezatimit Synchrotron (ESRF) hodhën rreze X të cilat sidoqoftë nuk e dëmtojnë atë.

Qëllimi i tyre është të zbulojnë detaje të vogla të strukturës së drurit për të mësuar më shumë rreth tij, me rezultate që duhen disa muaj për t’u materializuar. 

Studimi do të përdorë gjithashtu një teknikë të re inovative, duke i lejuar shkencëtarët të krijojnë një interpretim 3D të violinës.

Luigi Paolasini, i cili drejton projektin në ESRF, tha se kjo hap mundësi të reja për të hetuar ruajtjen e instrumenteve muzikore të lashta me interes kulturor , si pikë kalimi mes muzikës, historisë dhe shkencës”.

Paganini’s violin is X-rayed to examine its wood.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e ClassicFM