Vendosni fjalën kyçe....

Hiqen tabelat me alfabetin serb në Veri të Kosovës, zëvendësohen me ato shqip-serbisht


Tabelat e komunikacionit që tregojnë vendbanimet të shkruara në cirilik në veri të Kosovës sot janë zëvendësuar me tabela dygjuhëshe, në gjuhën shqipe dhe atë serbe, por me alfabet latin.

Siç raporton mediumi në gjuhën serbe “KoSSev”, tani për tani janë zëvendësuar tabelat nga Rudare në Soçanicë dhe plani është që sot të ndërrohen deri në Jarinje, shkruan Alfapress.