Vendosni fjalën kyçe....

Lirimi i Tahirit, reagon ashpër Kim: Shumë zhgënjyese për një aleat të NATO-s, korrupsioni në drejtësi do ketë pasoja


Amasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar ashpër pas lirimit nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një shënim në Twitter ajo shkruan se është tejet zhgënjyese pamja e mënyrave të vjetra të mosndëshkimit në sistemin e drejtësisë për disa.

Kim thekson më tej se këto mënyra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s e vend që kërkon të anëtarësohet në BE.

Ambasadorja nënvizon se SHBA-ja e konsideron korrupsionin kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare dhe se personat e përfshirë në të do kenë pasoja.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja.” – shkruan Kim në Twitter.