Vendosni fjalën kyçe....

Di Maria drejt largimit nga Juventusi, pritet rikthimi në Portugali


Angel Di Maria pritet të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të verës.

Ylli argjentinas mund të rikthehet në Portugali, aty ku kishte luajtur me sukses në fillim të karrierës.

Sipas ekspertit të transfertave, Fabrizio Romano, kampioni i botës mund të rikthehet në Benfica.

Trajneri i ekipit portugez, Roger Schmidt e do në ekipin e tij veteranin e mesfushës.

Ndonëse nuk ka ende marrëveshje mes palëve, është më se i mundshëm rikthimi i ish-futbollistit të Real Madridit, Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germainit në Benfica.

Di Maria ka qenë njëri prej futbollistëve anësorë më të mirë në 15 vjetët e fundit në futbollin evropian.