Vendosni fjalën kyçe....

SHQIPËRIA 2030 – Rama shpall zyrtarisht në Shkodër ambicie për mandatin e 5-të


“Shqipëria 2030”, ky detaj zbulon se Kryeministri ka nisur punën zyrtarisht për mandatin e 5-të të vitit 2029, meqenëse nëse nuk do ketë surpriza nga fuqi madhore deri më 2025-ën, mandati i tij i katërt është i sigurt.

Vitin e kaluar ku Rama është shprehur se investimi në turizëm dhe energjinë është vizioni i tij për të forcuar ekonominë. Ai ka deklaruar se në vitin 2030, Shqipëria do të jetë kampione në rajonin e Ballkanit, sa i takon turizmit.

Duke përacktuar turizmin dhe energjinë si dy nga shtyllat kryesore Rama tregon dy shinat që do e udhëheqin në vizionin e shpalosur Shqipëria 2030.

📍Shkodër – Qeveria dhe bashkitë në takimin e punës

Shkodër – Qeveria dhe bashkitë në takimin e punës për arritjet, problematikat dhe një angazhim më të madh të përbashkët për të modernizuar më tej nivelet e qeverisjes në shërbim të qytetarëve tanë pa dallim bindjesh partiake e përkatësish krahinore, e në funksion të #Shqipërisë2030, shkruan Rama në Facebook.