Vendosni fjalën kyçe....

Tirana pa drita, sot ndërpritet energjia elektrike në disa zona


Ditën e sotme do të ndërpritet energjia elektrike në disa zona të Tiranës. Sikurse njofton Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE) shkak për këtë janë bërë disa punime që do të kryhen në dy kabina.

OSHEE sqaron më tej qytetarët se cilat janë zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

“Për shkak të punimeve që do kryhen në Kabinën “2 R construksion” dhe kabinën ” Thanas Ziko”, në datën 25 mars gjatë intervalit kohor 09.00-14.00 do të mbeten pa energji rruga “Kel Kodheli”, rruga e Kavajës, afër urës së shkollës Teknologjike pjesërisht, rruga “Thanas Ziko”, rruga “Dervish Hekali”, rruga “4 Dëshmorët” pjesërisht.”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *