Vendosni fjalën kyçe....

Meta në Fier: Janë vjedhur lekët e pensionistëve për të bërë rrugë të florinjta që rrëzohen


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me strukturat e PL në qarkun e Fierit ngriti shqetësimin e mungesës së investimeve në shumë fusha të jetës, duke u ndalur tek pensionistët.

Sipas Metës, kjo qeveri ka vjedhur pensionistët dhe me ato para kanë bërë PPP për rrugë të florinjtë që siç u shpreh ai ato rrugë shkatërrohen.

“Ndaj duam pensione që të jetojnë prindërit tanë me dinjitet dhe mos varen nga ndihma e fëmijëve. Kemi vetëm një rrugë, të çmontojmë këtë sekt nga pushteti. Për këtë duhet të takojmë cdo pensionist të Shqipërisë dhe ti sqarojmë programin tonë për pensionet.

Mos u shqetësoni po të thonë ata jopo pensioni aq, Berisha aq…Nuk kanë gojë të flasin ata për Berishën. Nuk ka krahasim nga 2005-2013 me rritjen deri në 2023.

Qeveria ka shkelur edhe ligjet ekzistuese. 70-80 mijë lekë në muaj cdo pensionisti në zonat urbane, rreth 30-40 mijë lekë në muaj, pra rreth 400 mijë lekë në vit ja ka borxh çdo pensionisti në zonat rurale kjo qeveri. Këto lekë janë marrë për të bërë PPP ato rrugët që i keni parë që rrëzohen, rrugët e florinjta që janë 5-6 herë më të shtrenjta sesa në Malin e Zi”, tha ndër të tjera Meta.