Vendosni fjalën kyçe....

Meta: 20 mije anëtarësimet e reja në PS, si 1 milion pemët e pyllit orbital në Tiranë


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Fieri në një prononcim për mediat komentoi edhe anëtarësimet e shumta në Partinë Socialiste.

Meta me ironi tha se 20 mijë anëtarësimet e reja në PS janë si 1 milion pemët e pyllit orbitalit në Tiranë, duke e cilësuar një të pavërtetë dhe fryrje të socialistëve.

Sipas Metës e vërteta është krejt tjetër pasi janë përgjysmuar njërëzit në Fier dhe jo vetëm.

Më tej Meta listoi një sërë vështirës me të cilat përballen qytetarët sot.

20 mije anëtarësimet e reja në PS, si 1 milion pemët e pyllit orbital në Tiranë. E vërteta është se në Fier janë përgjysmuar jo vetëm njerëzit, por edhe derrat, gjedhët e të imtat. Ashtu sikundër edhe serrat janë braktisur për shkak të pamundësisë se fitimit prej tyre sepse të gjitha taksat janë rritur dhe është e pamundur për të jetuar me dinjitet në fushën e bujqësisë dhe të blegtorisë.

Bujqit dhe fermerët sot kanë zero mbështetje nga shteti për të mos thënë që kanë pengesa të shtuara ndërkohë që përmes kontrollit të pikave të grumbullimit dhe të tregut janë shkatërruar interesat e fermerëve dhe prodhuesve vendas, që janë tashmë të detyruar të bëjnë protesta dhe greva.

Është interes i “Rilindjes” shpopullimi i Shqipërisë dhe shpopullimi fillon nga fshati dhe nga ato zona që kanë qenë hambar i vërtetë i vendit tonë, siç është edhe Myzeqeja.

Ndaj dhe një nga goditjet më të rënda i ka pësuar Qarku i Fierit, sidomos sa i përket bujqësisë dhe blegtorisë”-tha Meta.