Vendosni fjalën kyçe....

Delvinë, makina përplas punonjësen e pastrimit të bashkisë, ndërron jetë 58-vjeçarja


Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Delvinë. Një automjet ka aksidentuar punonjësen e pastrim-gjelbërimit në bashki, në orët e para të mëngjesit.

SH.H, 58 vjeç u transportua në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës, por nuk arriti që tu mbijetojë plagëve të marra, pasi kishte pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe në këmbë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar shoferin e automjetit.