Vendosni fjalën kyçe....

Dhurata Çupi: Rama i solli nga 21-shi tek ‘Tregu Elektrik’, Veliaj po i largon për oligarkun e radhës


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, se po hedhin në rrugë tregtarët e tregut Elektrik në Rrugën e Elbasanit, për shkak të interesave klienteliste.

Çupi tha një deklaratë për mediat, se në vitin 2000 kur ishte Edi Rama kryebashkiak, i solli tregtarët nga 21 dhjetori në vendin aktual për shkak të një kulle që donte të ndërtonte. E sot sipas saj po ndodh e njëjta gjë.

“Është një treg prej 20 vitesh, i transferuar kur ishte kryetar bashkia Edi Rama në vitin 2000 nga 21 dhjetori, u transferua për shkak se në atë kohë bëhej një kullë. Tashmë të gjithë qytetarët e Tiranës e dinë rëndësinë e këtij tregu, një ndihmë për shërbimin publik. Janë me qindra tregtarë që këtu kanë mbajtur fëmijët e tyre, kanë mbajtur ekonominë familjare, dhe sot kanë dalë në rrugë. Nuk është njoftuar asnjë vendim se ku do të tranferohen. Tregtarët kanë miliona mall që nuk kanë ku t’i lënë sot, është dëmtuar djersa e tyre.

Ky treg mbyllet se do t’i vihet në dispozicion oligarkut të radhës të Erion Veliajt me shokë. Kjo dhunë është e çuditshme që shtohet sidomos pas datës 30 qershor. Qytetarët e Tiranës nuk e kanë besuar si kryetar bashkie Veliaj, dhe jo e kthen në dhunë dhe pashpirtësi”, tha Çupi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *