Vendosni fjalën kyçe....

Tajani: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët shembull, të bëhet “model” për BE-në


‘Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët mund të jetë një model për ‘BE-në’.

Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani, duke folur për shtypin në kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Bukuresht.

Lidhur me këtë, ministri u shpreh: Më duket se PPE-ja konfirmon qendrën e saj me një vizion politik të Evropës së të nesërmes që përfshin “një politikë të jashtme që duhet të na shohë si protagonistë” dhe me një BE ‘të aftë për të gjetur zgjidhje me një instrument ushtarak’.

“Ne duhet të bëjmë një sërë zgjedhjesh që të çojnë në arritjen e objektivit plotësisht, brenda afateve kohore të nevojshme. Unë jam gjithashtu pro ndryshimit të traktateve në lidhje me votimin e shumicës” sepse në përgjithësi, kemi nevojë të kemi një politikë të vërtetë industriale europiane, përtej mbrojtjes”- tha Tajani.

“Shpresoj që Komisioni i ardhshëm të hedh një hap të rëndësishëm në drejtim të cilësisë”, nënvizoi ai.

Më 22 shkurt Kuvendi miratoi marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Marrëveshja me Italinë për emigrantët u firmos në Romë më 6 nëntor 2023 nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Ajo parashikon ngritjen e një qendre pritjeje në Portin e Shëngjinit në Lezhë dhe një qendër akomodimi në Gjadër. Italia do të kujdeset për të gjitha shpenzimet ndërsa kapaciteti është 3 mijë emigrantë.