Vendosni fjalën kyçe....

Meghan Markel feston sot ditëlindjen e 39-të, merr urime nga gjithë familja mbretërore


Sot më 4 gusht, Dukesha e Sussex ka mbushur plot 39-vjeç dhe pavarësisht se është larguar nga mbretëria për arsyet e saj, ajo ka marrë mjaft urime nga e gjithë familja mbretërore.

Anëtarët e Lartë të Familjes Mbretërore, duke përfshirë Mbretëreshën Elizabeth II, Princin William dhe Dukeshën Kate Middleton, Princin Charles dhe gruan e tij Camilla… të gjithë i uruan Meghan-it një ditëlindje të lumtur në mediat sociale.

Ata e kishishin shoqëruar urimin e tyre me nga një foto të saj. Nga ana e Markle nuk ka patur ende një reagim për urimet.
Kujtojmë se raporti i saj në familjen mbretërore ka qenë mjaft i komplikuar saqë çoi deri në largimin e saj dhe Princ Harry-t nga pallati mbretëror.

Një komentues i mbretërisë Richard Fitzwilliams, thotë për Express.co.uk se urimet e përzemërta të familjes mbretërore janë të hidhura pasi ata reflektojnë në atë çfarë kanë humbur me largimin e çiftit mbretëror.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *