Vendosni fjalën kyçe....

Ligji për investimet strategjike, Shehaj akuza dy ish-ministrave: U futën në politikë me xhepa bosh, tani po ndërtojnë resorte 


Deputeti Agron Shehaj tha se shtyrja e ligjit për investimet strategjike u bë në interes të mazhorancës socialiste, pasi ish-ministrat po ndërtojnë rezorte në jug të vendit.

“Kemi raste konkrete se si nëpërmjet ligjeve të aprovuara nga parlamenti, Gjiknuri po ndërton këtë resortin këtu. Kjo është ajo pika e vogël që fliste ministria e Kulturës, që është pjesë e parkut kombëtar të Butrintit. Qeveria e Hoqi nga parku dhe ia dha Gjiknurit. Ishte një perlë tani shiko se çfarë po ndërtohet. Ky është plazhi i Dhërmiut ku ish-ministrja e cila hyri me xhepat bosh në politike, për ndërton këtë resort.

Këta kanë vetëm një qëllim  të kapin çdo gjë që ka vlerë në  bregdetin e vendit dhe të ndërtojnë për veten  e tyre dhe familjet e tyre. Po ndërtohet një rezort kjo është arsyeja se pse u kalua ligji për investimet strategjike. Duan të kapin çdo gjë që ka vlerë në bregdetin shqiptar. Merr pronat e qytetarëve të thjeshtë dhe i përvetëson. Pika e vogël është një perlë aty ku po ndërtohet”– tha Shehaj.