Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria spanjolle akuzon Ancelottin për evazion fiskal


Prokurorët spanjolle kanë akuzuar trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, për evazion fiskal, duke pretenduar se ai përdori kompani guaska për të fshehur pjesë të të ardhurave të tij gjatë qëndrimit të tij të parë në klubin madrilen një dekadë më parë.

Prokurorët thanë në një deklaratë të mërkurën se Ancelotti përballet me dy akuza për mashtrim tatimor që do të dënohej me katër vjet e nëntë muaj burg.

Trajneri italian dyshohet se ka shmangur në mënyrë të paligjshme 1 milion euro taksa në vitin 2014 dhe 2015.

Prokurorët pretendojnë se gjatë asaj periudhe Ancelotti ka deklaruar vetëm të ardhurat që ka marrë nga Real Madrid dhe nuk ka deklaruar të ardhura nga të drejtat e imazhit, që dyshohet se ka krijuar një ” sistemi konfuz” të kompanive guaskë për të fshehur fitimet e tij shtesë.