Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se abuzonte prej 11 vitesh me vajzën e gruas, arrestohet në Greqi 36-vjeçari nga Lushnja


Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pas denoncimit të thjeshtrës së tij. Ka qenë 25-vjeçarja M. T, ajo që ka denoncuar në komisariatin e Eginas, se njerku i saj, Delin Beqiri, 36 vjeç nga Bubullima e Lushnjës, për abuzim seksual prej vitit 2013.

Ajo gjithashtu e denoncoi atë për përdorim dhe tregtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj, shtetases Dhurata Shpati, 50 vjeçe, nga Bubullima e Lushnjës.

Policia menjëherë ka kryer kontrolle në banesat e Beqirit e Shpatës, ku ka gjetur dhe sekuestruar 14 gram marijuanë, 4 thika, 1 pistoletë sportive, 3 peshore, 1 grirës, 3 celularë dhe 15.000 euro.

Jashtë banesave janë gjetur të fshehura 1 kg 491 gram marijuanë. Gjithashtu Shpatit i janë sekuestruar edhe 3275 euro. Policia ka sekuestruar si provë materiale edhe të brendshme të 25-vjeçare.

Gjatë marrjes në pyetje, 25-vjeçarja tha se ajo kërcënohej nga Delin Beqiri përmes videove që ai kishte gjatë akteve, ndërsa disa herë si shpërblim i jepte para dhe dhurata. Akti i fundit sipas saj, ka ndodhur midis orës 00.00 – 00.30 të 5 marsit, në banesën ku jetonin. 25-vjeçarja është çuar për ekspertizë mjeko-ligjore ndërsa hetimet i ndjek Prokuroria e Pireut.