Vendosni fjalën kyçe....

Dënimi me 2 vite për Belerin, avokati: Vendim politik siç u porosit nga Rama


Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari ka folur për mediat pas dënimit me 2 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, duke e konsideruar këtë si një vendim politik i porositur nga vetë kryeministri Edi Rama.

Ai akuzoi gjyqtarin kryesues të seancës se i kishte ndërprerë fjalën disa herë Fredi Belerit.

“Kryetari i seancës I cili në fillim të seancës bëri gafën e radhës duke I ndërprerë fjalën Belerin për të  Tensioni I tij nuk na la të dyshonim për dënimin me 2 vite. Ju e patë vetë sesi bërtiste, si i ndërpruiste fjalën Belerit. Kjo është e padëgjuar, ky është vendim politik siç e porositi kryeministri”- tha avokati.

Në fund ai u shpreh se vendimi do të ankimohet në Apelin e GJKKO.