Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku rendit arsyet: Taksimi i profesionistëve të lirë është një tjetër goditje antikushtetuese ndaj shtresës së mesme


Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë tre arsye se përse taksimi i profesioneve të lira shtë një tjetër goditje antikushtetuese ndaj shtresës së mesme. Tabaku thekson se taksimi i profesioneve të lira cënon barazinë para ligjit, cënon sigurinë juridike dhe është taksë e padrejtë, sepse bie mbi shtresën e mesme, që përbën pjesën më të rëndësishme të ekonomisë së vendit.

Postimi i Jorida Tabakut:

Sistemi i pandershmërisë fiskale duhet goditur pasi ka çimentuar oligarkinë në kurriz të meritokracisë!

3 arsye përse e dërguam në GJK!

Pyetje pa fund dhe interes shumë I lartë për padinë në Gjykatën Kushtetuese mbi taksën antikushtetuese mbi profesionet e lira. Kush janë tre pikat që gjykoj se shkelin Kushtetutën. E para, cënon barazinë përpara ligjit sepse paguhet 15%-23% për këto profesione ndërkohë që për të njëjtat të ardhura paguhet 8% për dividentin, 13% për pagën e kështu me radhë. 

Cënon sigurinë juridike, sepse këto biznese kanë bërë parashikimet e tyre dhe planet e tyre të biznesit mbi supozimie që kjo taksë do të ishte ndryshe dhe sot është një barrë shtesë. Dhe e treta, është një taksë e padrejtë që rëndon mbi shtresën e mesme që është shtylla e ekonomisë. Sot, ka pafund kontabilistë, profesionistë, juristë, mjek, farmacist të cilët nga kjo taksë. Por është një shtresë që kam harruar ta përmend ajo e teknologjisë së informacionit, programuesit. 

Të rinj që përplasen në dyert e shtetit dhe nuk gjejnë një punë por kanë krijuar zanatin e tyre, biznesin e tyre dhe profesion. 30 mln euro nuk është shumë lek për buxhetin e shtetit që abuzon pafund. 

Ndërkohë që 30 mln euro shtesë taksë mbi këtë shtresë të mesme është jashtëzakonisht shumë. Shtresa e mesme është shtylla, është palca e ekonomisë shqiptare, shtresa që bën mendimin dhe rrit GDP-në dhe duhet patjetër ta ndihmojnë dhe ta mbështesim atë.