Vendosni fjalën kyçe....

Dronët ‘Bayraktar’ vinë në Shqipëri, instalohen në bazën e NATO-s në Kuçovë


Dronët ‘Bayraktar’ kanë tashmë janë në Shqipëri. Kështu bën me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre, ndërsa dronët janë vendosur në bazën e NATO-s në Kuçovë.

“Dronët #Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri!

Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.

Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.

Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura.

“#Mbrojtje #Siguri #Dinjitet”, shkruan Peleshi.