Vendosni fjalën kyçe....

Tulsi Gabbard vendos të mbështesë kandidatin republikan për Senat dy ditë pas largimit nga Partia Demokratike


Ish-kongresmenia Tulsi Gabbard, e cila njoftoi këtë javë se po largohet nga Partia Demokratike, do të bëjë fushatë për një kandidat republikan në Senatin e SHBA-së përpara zgjedhjeve afatmesme të vitit 2022.

Gjenerali në pension i ushtrisë Don Bolduc, i cili fitoi zgjedhjet paraprake republikane në Neë Hampshire e do të përballet me Senatoren e tanishme Maggie Hassan (D-N.H.) në zgjedhjet e përgjithshme të 8 nëntorit, konfirmoi në një deklaratë më 12 tetor se ish-Kongresmenja e Havait do bëjë fushatë për të.

“Ne nuk biem dakord për çdo çështje, por jam i nderuar që kam mbështetjen e Tulsi Gabbard, e cila ndan pikëpamjen time se status quo-ja është thyer dhe ne kemi nevojë për një ndryshim drejtimi.” – tha Bolduc në një deklaratë.

Bolduc është mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump.

Ai shtoi: “Unë do kaloj çdo ditë nga tani deri në ditën e zgjedhjeve duke ndërtuar një koalicion të gjerë mbështetësish që përfshin republikanë, të pavarur dhe madje edhe demokratë të pakënaqur që e dinë se Senatorja demokrate Hassan është një politikane karriere e duhet të dalë në pension.”

Gabbard tërhoqi vëmendjen në korridoret politike e mediatike më 11 tetor kur njoftoi se po largohej nga Partia Demokratike. Ajo ishte një kandidate për demokratët në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 pasi kishte shërbyer disa mandate në Dhomën e Përfaqësuesve.

Edhe pse e mbështeti Joe Biden për president në vitin 2020, që atëherë ka qenë kritike ndaj administratës së tij.

Në mesazhin e saj video, Gabbard nuk tregoi nëse do t’i bashkohej një partie tjetër politike.

“Dua të them, mendoj se sistemi ynë dypartiak është i prishur. Dhe është thyer kryesisht për shkak të sasisë së madhe të pushtetit që kanë të dy partitë, duke e bërë të pamundur që me të vërtetë të ketë një palë të pavarur ose të tretë të qëndrueshme.” – tha ajo në janar 2020.

Gabbard shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve nga 2013 dhe 2021 dhe ishte nënkryetare e Komitetit Kombëtar Demokratik nga 2013 deri në 2016. Ajo është një veterane luftarake me disa dislokime në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, dhe mban gradën e nënKoloneles në Rezervën e Ushtrisë.