Vendosni fjalën kyçe....

Vranë të riun në Gramsh, shtyhet seanca për 4 adoleshentët e akuzuar


Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj katër adoleshentëve të cilët u përfshinë në vrasjen e një nxënësi në Gramsh, bashkëmoshatar me ta.

Shkak i shtyrjes së seancës ishte mosparaqitja e avokateve mbrojtës të personit tjetër të kësaj ngjarje, i cili mbeti i plagosur.

Ndërkohë tensione ka pasur në sallë dhe jashtë gjykatës nga familja e viktimës, Fatjon Bici, të cilët akuzojnë trupin gjykues që qëllimisht shtyn seancat duke i akuzuar për korrupsion dhe sorollatje të qëllimshme të procesit.

Pas tensioneve, ka ndërhyrë policia për të qetësuar situatën.