Vendosni fjalën kyçe....

“Djegie e parlamentit, radikalizim, ngujim” – Këlliçi tregon opsionet e përshkallëzimit të aksionit opozitar


Anëtari i Kryesisë të PD-së të Rithemelimit, Belind Këlliç në një intervistë për Syri TV foli për aksionin opozitar dhe opsionet e diskutuara në selinë blu për përshkallëzimin e tij.

Diskutimet përfshijnë ide të ndryshme nga një protestë e fortë deri te një potencial për zjarrin e Parlamentit.

Këlliçi theksoi se kjo lloj mosbindjeje civile ka ndodhur në vende të tjera për të sensibilizuar komunitetin ndërkombëtar dhe qytetarët.

“Me bllokim është arritur diçka, nuk ka më qytetar që nuk ka parë parlamenti është në një ngërç dhe që sot PS të cakton në opozitë dhe kë ke kryetar të PD. Nëse ne tërhiqemi, ose do thotë se deri tani kemi bërë propagandë, ose nuk do të na lejohet që të bëjmë punën. Po diskutohet ideja e radikalizimit të aksionit opozitar, po diskutohet ideja e një ngujimi, e një proteste më të fortë. Mund t’i vihet edhe zjarri parlamentit, ka ndodhur kudo në botë, ka forma të ndryshme të mosbindjes civile për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe ndërkombëtarët”, u shpreh Këlliçi.