Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan vrasjen e një 25-vjeçari duke e dhunuar dhe përplasur me makinë, arrestohet 30-vjeçari shpallet në kërkim i vëllai


Një 30-vjeçar ka rënë në pranga, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi kanë tentuar të vrasin një 25-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 24 shkurt, në lagjen nr.2. Policia thotë se pas një sherri për motive të dobëta dy vëllezërit kanë dhunuar 25-vjeçarin dhe më pas e përplasën me automjet.

Policia ka arritur që të vendosë në pranga 30-vjeçarin Halit Ullorja, ndërsa vëllai i tij G. U., është ende në kërkim.

Ndërkohë, është arrestuar edhe 25-vjeçari që tentuan të vrisnin, Letjan Lushkaj. Ky i fundit ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.