Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Vendimet i marrim vetë, s’kemi pse i ndajmë me ambasadorët


 

Kryeministri Rama tha në seancën plenare se Shqipëria si vend sovran nuk e ka detyrimin t’i ndajë vendimet e veta me ambasadorët e vendeve mike e partnere.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se koalicionet do grupohen si në ço vend tjetër europian.

Ai tha gjithashtu se nuk i pëlqen të dëgjojë ambasadoren amerikane të theksojë një problem krejt shqiptar e që përfaqëson atë që ndodh në vend prej 30 vitesh.

“Është një vendim që nuk kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadoren amerikane, as me atë të BE-së. Shteti shqiptar vendos përmes parlamentit. Jemi parlament sovran, vend sovran dhe kryeministri i një populli sovran. Kemi 30 vjet që kërkojnë në anglisht zgjidhjen e problemeve që janë tonat, që na takon t’i zgjidhim bashkë. Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë se ‘do i ndjekim drejtuesit politikë a do e mbajnë a s’do e mbajnë fjalën’, sinqerisht nuk më vjen mirë. Është një problematikë që e kemi trashëguar prej 30 vitesh. Koalicionet do i grupojmë si në çdo vend të botës. Do i fshijmë njëherë e mirë dhe jemi të vonuar në këtë drejtim.” – tha ndër të tjera Rama.­


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *