Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të trafikonte 11 kg heroinë në Shqipëri, arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova


Një 39-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës, pasi u zbulua se po trafikonte heroine në drejtim të Shqipërisë.

Arben Kelmendi, i cili udhëtonte në një mjet tip ‘Volkswagen’, u kap me 11 kg heroinë të ndarë në pako, të fshehur në makinë. Autoritetet policore kanë konfirmuar se droga u gjet gjatë një kontrolli rutinë, duke zbuluar veprimtarinë e paligjshme të tij për transportimin e substancave narkotike.

“Gjatë operacionit, në hyrje të Shqipërisë, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi kosovar Arben Kelmendi ,39 vjeç, banues në Pejë. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte ky shtetas, u gjetën 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e 39-vjeçarit”, njofton policia.