Vendosni fjalën kyçe....

Hodhën molotov e flakadanë drejt Kryeministrisë, detyrim paraqitje për 4 protestuesit e opozitës


Policia e Tiranës ka dhënë masën detyrim paraqitjeje për 4 protestuesit e Rithemelimit, të cilët u arrestuan pas protestës para Kryeministrisë.

Gjykata ka lënë në detyrim paraqitje 4 protestuesit Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola e Ismet Stefanis.

Në përfundim të seancës Bardhi hodhi akuza se Policia ka dhunuar protestuesit dhe dha se kanë ngritur kallëzim ndaj tyre.

“Prokuroria vërtetoi sot që Andrea, Kindi, Ismeti dhe Bledari ishin për rreth dy ditë të marrë peng nga policia si të burgosur politik të regjimit të Ramës. Dua të denoncoj me forcë dhunën vandale që kanë ushtruar punonjës policie ndaj këtyre protestuesve të arrestuar, të marrë peng për rreth 2 ditë. Ndaj tyre është bërë kallëzim penal dhe nja ankesë në AMP. Dua secilit prej tyre t’i bëj një paralajmërim publik që dhuna jashtë asaj që lejon ligji është akt personal dhe ka pasoja personale. Do punonjës do duhet të respektojë ligjin. S’kanë bërë rezistencë, janë dhunuar gjatë shoqërimit në komisariat dhe brenda dhomave, do duhet të mbajnë përgjegjësi personale. Janë identifikuar me emër, janë 3 punonjës, dy të grupit që i ka shoqëruar dhe një tjetër punonjës i komisariatit. Dy kanë shenja të dukshme të dhunës në fytyrë dhe dy të tjerët kanë fraktura në trup nga dhuna që ka ushtruar Policia e Shtetit me urdhër politik nga zinxhiri komandues”, njofton prokuroria.