Vendosni fjalën kyçe....

Përdorte nipin për para nga TikTok, Natasha deklaron jashtë gjykatës: Jam gjyshja heroinë


Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku u lanë në burg sot nga Gjykata pasi akuzohen për keqtrajtimin e një 10 vjeçari.

Pasi Gjykata ka dhënë vendimin, Natasha nuk e ka pritur mirë vendimin dhe në një moment kur po transportohej nga forcat e policisë nga Gjykatat drejt burgut ajo ka kërkuar të flasë për gazetarët që ndodheshin në ambientet e jashtme.

“Një minutë të flas me kamerat… jam gjyshja heroinë” – dëgjohet të thotë 67-vjeçarja teksa ishte e shoqëruar nga policia.

Gjykata ka vendosur të burgosë pa afat Natasha Rombulën dhe Armando Kumaraku, gjyshja dhe babai i një të mituri 10-vjeç me për akuzën e keqtrajtimit të tij.

Vendimi vjen pasi ata janë denoncuar nga nëna e të miturit, pasi e ekspozonin atë në rrjetin social “TikTok”, duke përdorur një fjalor të papërshtatshëm dhe me qëllim për të përfituar financiarisht.

Nëna e djalit ka bërë denoncimin pasi ka vërejtur që i mituri është shfaqur në video në rrjetet sociale duke folur me një fjalor banal, i shtyrë nga babai dhe gjyshja e tij.

Këto veprime janë vlerësuar si forma e keqtrajtimit të fëmijëve dhe shkelje e të drejtave të tyre.

Platforma e rrjetit social Tik Tok ka dalë jashtë kontrollit kohët e fundit në vendin tonë. Disa gra dhe vajza kanë shkuar deri në aktin ekstrem të vetëvrasjes për shkak të presionit dhe shantazheve që u janë bërë në Tik Tok.