Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët mensa e kopshtit të fëmijëve në Lezhë


Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës, ku mensa e një kopështi fëmijësh është përfshirë nga flakët.

Zjarri ka rënë rreth orës 8:10 të mëngjesit të sotëm te kopshti  “Besëlidhja”.

Paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga djegia e transformatorit.

Incidenti ka shkaktuar panik tek edukatoret pasi në ambientet e saj gjendeshin fëmijë. Por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Godina në fjalë shërbente edhe si konvikt i shkollës “Kolin Gjoka”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *