Vendosni fjalën kyçe....

Femerët polakë protestë në kufirin ukrainas, u bashkohen edhe të tjerë nga disa vende të BE-së (Video)


Fermerët polakë organizuan një protestë masive në pikën kufitare Dorohusk me Ukrainën.

Në të morën pjesë edhe fermerë e punonjës në fushën e bujqësisë nga disa vende të BE-së. Sipas organizatorëve, rreth 2000 njerëz morën pjesë.

Ata kërkuan mbylljen e kufirit me Ukrainën, nga frika e importeve të pakontrolluara të produkteve bujqësore. Fermerët lejuan të kalojë një kamion në orë.

Fermerët polakë filluan protestat në shkallë të gjerë më 10 shkurt dhe greva mund të vazhdojë deri më 10 mars, sipas tyre.