Vendosni fjalën kyçe....

Kosova 16 vjet shtet/ Krerët e shtetit homazhe tek varri Rugovës dhe i Demaçit


Në 16-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës, liderët e shtetit kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Krerët shtetërorë do të vazhdojnë për homazhe edhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.