Vendosni fjalën kyçe....

Sulme të tjera na Gaza, rritet në 28.576 numri i viktimave


Numri i të vdekurve palestinezë nga sulmet izraelite në Gaza është rritur në 28,576 që nga 7 tetori, tha të mërkurën Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Sipas saj 68,291 njerëz të tjerë janë plagosur gjithashtu.

Deklarata theksoi se në 24 orët e fundit, ushtria izraelite kreu 11 sulme në gjithë Rripin e Gazës, të cilat lanë 103 të vrarë dhe 145 të tjerë të plagosur.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në tetor, ku u vranë 1200 izraelitë dhe u morën peng rreth 240 të tjerë.