Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Turqi Ibrahim Lici


Ibrahim Lici, një person i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare është arrestuar në Turqi.

Emri i Licit lidhet me një sërë ngjarjesh të bujshme kriminale në vend. Familja Lici në Shkodër njihet për përplasjen me familjet Bajraj e Bilalaj.

Përplasjet mes tyre kanë shkaktuar disa viktima. Lici akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës, ngjarje e ndodhur më 17 maj 2021.

Dyshohet se policia ka gjurmuar një person të besuar të Licit që kishte udhëtuar nga Shqipëria për ta takuar dhe më pas ka njoftuar autoritetet turke.