Vendosni fjalën kyçe....

DASH zbardh axhendën e Blinken-it në Tiranë


Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhur axhendën e Sekretarit Blinken gjatë qëndrimit në Tiranë.

Numri 2 i SHBA-së pritet të mbërrijë në Rinas në orën 11:00, ku do pritet nga ministri i Jashtëm Hasani.

Rreth orës 13 e 30 pritet që ai të takojë punonjësit e Ambasadës Amerikane e më pas afganët e strehuar në Shqipëri.

Në orën 15:00 ai do takohet me presidentin Begaj për rreth 30 minuta para se marrë pjesë në një ceremoni të të rinjve.

Në orën 16 e 15 pritet që Blinken të pritet nga kryeministri Rama ndërsa në orën 18 e 10 pritet që ai të japë një konferencë të përbashkët shtypi me kreun e qeverisë.

Axhenda

Ora 13:35 Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Ora 14:15  Blinken takohet me afganët e strehuar në Shqipëri

Ora 15:05  Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj

Ora 15:35 Blinken mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri”

Ora 16:15 Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 17:55 Blinken merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin Kundër Manipulimit ë informacionit të Shtetit të Huaj

Ora 18:10 Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi