Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet Bypassi i Murrizit prej rrëshqitjes së gurëve, prej më shumë se 1 ore qindra makina të bllokuara


Prej më shumë se një ore, Bypassi i Murrizit në kahun e Tiranës, është “paralizuar” plotësisht, ku për pasojë radha e makinave që kanë mbetur të bllokuara është bërë tejet e gjatë.

Sipas informacioneve, bllokimi ka ndodhur për shkak të breshrit dhe rrëshqitjes së gurëve.

Një borëpastruese është nisur drejt këtij aksi, por është e pamundur të ndërhyjë në pikën ku makinat kanë mbetur të bllokuara.