Vendosni fjalën kyçe....

Vizita e Blinken, Rama: Do gjejë një Shqipëri të shndërruar nga drejtësia e re


Sipas kryeministrit Rama, Sekretari i Shtetit Blinken, do gjejë një Shqipëri të shndërruar nga reformimi historik i drejësisë me ndihmën e SHBA-së.

Teksa komenton vizitën e paralajmëruar në Tiranë më 14 shkurt të Blinken, kreu i qeverisë shton se qeveria e tij mbetet garante e drejtësisë së re, në përpjekjen e saj për zhdukjen e kulturës së pandëshkueshmërisë.

Rama nënvizon gjithashtu se shqiptarët kanë besim te drejtësia e re pas disa goditjeve antikorrupsion në nivele të larta.

“Sekretari Blinken do të gjejë një Shqipëri mirënjohëse për miqësinë e pazëvendësueshme dhe për mbështetjen pa rezerva të Shteteve të Bashkuara në rrugën e transformimit tonë rrënjësor, e posaçërisht në këtë kohë një Shqipëri falënderuese për partneritetin e çmuar të Shteteve të Bashkuara në reformimin historik të sistemit të drejtësisë, ku qeveria që unë kam privilegjin të udhëheq mbetet vendosmërisht garante e pavarësisë së drejtësisë së re, në përpjekjen e madhe për zhbërjen e kulturës së vjetër të pandëshkueshmërisë. Rilindja e besimit të publikut tek drejtësia, falë disa goditjeve kuptimplota antikorrupsion në nivelet më të larta, është një arritje e parë kuptimplotë në rrugën e re të shtetbërjes demokratike, ku vendosja e sundimit të barabartë të ligjit përbën kushtin themelor të ndarjes epokale me të shkuarën njëqind e kusur vjeçare të pabarazisë para ligjit në këtë vend.” – shkruan Rama.

Pak ditë më parë, socialistët nuk e fshehën synimin për të kontrolluar më shumë  SPAK-un.

Eduard Shalsi nuk e fshehu se po punohet për një komision ad hoc që do kontrollojë organet e drejtësisë.