Vendosni fjalën kyçe....

NEXT YOU – Agron Shehaj themelon partinë e tij


Një tjetër parti politike do i shtohet listës së zgjedhjeve në Shqipëri.

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka paralajmëruar krijimin e forcës më të re politike, “Next You”.

“Po ndërtojmë një alternativë politike të re,modern të qendrës së djathtë. Duam një Shqipëri që krijon mundësi për të gjithë. Bëhu pjesë e rrjetit Next You në të gjithë Shqipërinë”, shkruan Shehaj.

Deputeti nuk ka dhënë më shumë detaje për forcën e tij politike, ndërsa ka ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e lëvizjes së tij.