Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti i BE-së i heq imunitetin ish-zv.presidentes Eva Kaili


Parlamenti Evropian të martën pasdite i hoqi imunitetin ish-zëvendëspresidentes Eva Kaili, duke hapur rrugën për një hetim për përfshirjen e supozuar të Kailit në një rast mashtrimi buxhetor të BE-së prej 150,000 eurosh nga viti 2015.

Rasti i mashtrimit nuk ka lidhje me skandalin e korrupsionit të quajtur “Katargate”, në të cilin është përfshirë edhe politikania greke.

Në raportin e hedhur në votim thuhet se në rastin e mashtrimit Kaili akuzohet se ka shpenzuar me mashtrim nga 120,000 deri në 150,000 euro para publike.

Nëse shpallet fajtore, ajo përballet me 5 deri në 15 vjet burg sipas ligjit grek.

Zyra e avokatit të Kailit, Spyros Pappas, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment, por Pappas i tha gazetës Politico para votimit se ai do ndërmerrte veprime të mëtejshme ligjore nëse i hiqet imuniteti Kailit.