Vendosni fjalën kyçe....

Durrës, i’u gjetën qindra fishekë në banesë, arrestohet 49-vjeçari, vendoste dhe baste sportive online


Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë një kontrolli në banesë i janë gjetur qindra fishekë luftarakë pa leje.

Në pranga ka rënë Ylli Agasi. Arrestimi i tij u bë në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit” dhe gjatë kontrollit të banesës së tij në lagjen nr.10 u gjetën 773 fishekë luftarakë.

“Nga kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, me qëllim goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan se shtetasi Y. A. posedonte në ambientet e banesës së tij, në lagjen nr. 10, qindra fishekë luftarak, pa leje.

Gjithashtu, nga verifikimet u konstatua se ky shtetas kishte në celular, faqe online aktive, të cilat i përdorte për të vënë baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi Y. A., 49 vjeç, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 773 fishekë luftarak dhe celulari i 49-vjeçarit”, njofton policia.