Vendosni fjalën kyçe....

Ndalimi deputetëve të opozitës për të marrë pjesë në seancë, Bardhi: Do depozitojmë kallëzim ndaj kryetares së Kuvendit


Kryetari i grupit të PD Gazment Bardhi ka mbajtur sot fjalën e tij nga kryesia e Kuvendit.

Ai u shpreh se edhe ditët e përjashtuar deputetët e përjashtuar kanë të drejtën e protestës.

“Vepër penale shpërdorim detyre. Edhe deputetët e përjashtuar kanë të drejtën e protestës. Përveç 19 deputetëve të përjashtuar, dje u penguan të gjithë deputetët e opozitës që të merrnin pjesë në seancë. Kryetarja e Kuvendit sikur të mos kishte ndodhur asgjë, nisi seancën me gjysmën e sallës bosh. Duke marrë kështu autorësinë e asaj vepre penale. Do depozitojmë kallëzim ndaj kryetares së Kuvendit”, u shpreh Bardhi.

Gjithashtu Bardhi hedh akuza se Kuvendi është kthyer në një institucion të Edi Ramës.

“Kuvendi po degradon në një institucion pa rregulla, në një institucion të Edi Ramës. Opozita dëshiron një kuvend tërësisht funksional. Kjo është arsyeja pse protestojmë, një Kuvend ku respektohet për atë që përfaqësojnë deputet e opozitës, ku opozita nuk pengohet të ushtrojë funksionet e saj, në një parlament ku deputetëve nuk u thuhet se 8 deputetë vlejnë me shumë se 50 të tjerë.

Nëse Rama ka marrë vendimin për të asgjësuar shtetin jam sot këtu për t’i kujtuar se do na ketë përballë, kur arroganca e pushtetit shtohet edhe rezistenca e çdo njeriu të lirë duhet të shtohet. Ne nuk bëjmë betejë për veten tonë, bëjmë betejë për qytetarët, parimet”, tha Bardhi.

Bardhi njoftoi se do çojnë në Kushtetuese ligjin për komisionet hetimore.