Vendosni fjalën kyçe....

Mbreti Charles III me kancer, Princi William merr përsipër disa nga detyrat e tij, Princ Harry mbërrin në Britani për t’i qëndruar pranë


Trashëgimtari i fronit britanik, Princi William i Uellsit, do të marrë përsipër disa nga detyrat publike të mbretit Charles III pasi babai i tij është diagnostikuar me kancer, raportoi The London Times. Kanceri i Charles u zbulua gjatë operacionit të prostatës.

Madhështia e tij ka filluar sot një orar trajtimesh të rregullta, kohë gjatë së cilës ai është këshilluar nga mjekët që të shtyjë detyrat me publikun.

Sipas gazetës britanike, princi, i cili synonte të bënte disa “pushime” të shkurtra për t’u kujdesur për gruan e tij, princeshën Kate të Uellsit, pasi ajo iu nënshtrua një operacioni në bark, tani është i detyruar të rikthehet në kryerjen e detyrave publike më herët se sa ishte planifikuar.

Buckingham Palace tha më herët se mjekët kanë rekomanduar që mbreti të përmbahet nga detyrat publike gjatë trajtimit të tij, megjithëse ai do të vazhdojë të kryejë punët shtetërore dhe të shqyrtojë dokumentet.

Detyrat zyrtare të monarkut përfshijnë nënshkrimin e ligjeve të miratuara nga Parlamenti.

Ndërsa Princi Harry u nis për në Mbretërinë e Bashkuar për të qenë pranë babait të tij, mbretit Charles III, pas njoftimit të monarkut në fuqi për diagnozën me kancer.

Harry, i cili udhëtoi pa gruan Meghan Markle, pritet të mbërrijë në Britani më vonë këtë pasdite dhe do të ribashkohet me Charles, 75 vjeç, sa më shpejt të jetë e mundur.

Ekipi i Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it konfirmuan se Harry tashmë kishte folur me Mbretin pas diagnozës së tij dhe ndau se Meghan do të qëndronte në shtëpi në Kaliforni me dy fëmijët e tyre, Princin Archie, 4 vjeç, dhe Princesha Lilibet, 2 vjeç.