Vendosni fjalën kyçe....

Getat me vrima të Guccit shiten 149 euro: modë apo provokim?


Objekti i ri i diskutimeve në shtëpinë e modës të Guccit janë një palë geta shumë të veçanta: me vrima dhe me fije të grisura.

Ato kushtojnë 149 euro dhe janë shitur në kohë rekord, megjithatë në rrjetet sociale kritikohen ashpër. Pra, është modë apo provokim? Çfarë dëshiron të na tregojë këtë herë drejtori krijues, Alessandro Michele?

Dikush e përkufizon atë si “estetika e shëmtisë”: por të pëlqen apo jo, ajo që bën Gucci nuk është vetëm estetikë.

Me ardhjen e tij, Alessandro Michele propozoi një koncept tjetër të modës, sigurisht jo pa lidhje me pasarelën, por që hapet në kontekste shumë më të gjera, në kontekste të vërteta shoqërore.

Drejtori krijues nuk është i ri në provokime. Fustani i famshëm portokalli për burra kohët e fundit bëri xhiron në mediat sociale dhe mori plot kritika.

I njëjti fat po prek dhe getat e grisura. Por nëse komentuesit në mediat sociale duket se vërtet nuk i pëlqejnë ato, getat janë shitur me shpejtësi.

Veçori e këtyre getave nuk është ngjyra ose materiali me të cilin ato janë krijuar, por efekti që prodhojnë. Ato riprodhojnë atë efektin klasik që të gjitha gratë kanë frikë kur e veshin produktin, fijet që grisen. Sa herë uleni në autobus ose shkoni në disko ka rrezik që të tërhiqet ndonjë fije në ndonjë cep dhe getat të grisen.

Edhe nëse komentet në mediat sociale janë kryesisht negative, produkti në faqen online është shitur, çka do të thotë se është vlerësuar.

Getat e grisura kanë qenë gjithmonë një simbol i shpirtrave më rok dhe punk, marrim si shembull këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila shpeshherë është shfaqur me geta të tilla.

 

View this post on Instagram

 

cute but lethal. I’ve gone through four pairs of tights with this dress.

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on


Çfarë dëshiron të komunikojë Alessandro Michele?

Po, të gjithë do të ishim të mirë të grisnim një palë geta. Por sa gra do të dilnin me geta të shqyera, duke i shfaqur ato me krenari? Zakonisht mendimi i parë është t’i hidhni pasi të grisen, madje ka nga ata që nuk largohen nga shtëpia pa një palë rezervë në çantë, në mënyrë që të shmangin ndonjë rrezik.

Çmimi i produktit është i lartë (149 euro) dhe megjithatë ai është shitur: për shkak të markës ose për shije personale, ndoshta për një shfaqje të thjeshtë të luksit ose thjesht për miratimin e këtij mesazhi. Por çfarë donte të komunikonte Alessandro Michele me këtë provokim? Ndoshta kjo mund të na bëjë të reflektojmë mbi modën që vjetrohet me kalimin e kohës, në ndryshimin e estetikës: pra, çfarë mbetet?

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Donna.fanpage.it / Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *