Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Lufta për interesa personale brenda PD-së ka sjellë një faturë të madhe për shqiptarët


Nga Kuvendi zgjedhor i degës 11 të PD në Tiranë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se lufta personale brenda partisë ka sjellë kosto të madhe.

“Lufta për interesa personale për dy vite brenda PD, ka ardhur me një faturë shumë të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Një pjesë prej nesh e ka përjetuar atë kohë kur Shqipëria nuk kishte opozitë. Ne nuk mund dhe nuk duhet të kthehemi në atë kohë. Tani që hetimet e SPAK po rrëzojnë njeri lpas tjetrit, i janë turrur për ta sulmuar. Dhe kjo nuk është kohë për dilema, por për qëndrime të qarta: e mbështesim apo jo drejtësinë”, tha Basha.

Në fjalën e tij para demokratëve të degës 11, Basha u shpreh se PD është e qartë në qëndrimin e saj, duke mbështetur 100% SPAK dhe drejtësinë e re.

“Përballë kemi një kastë politikanësh që për 33 vite nuk kanë pyetur për ligjin. Ndaj, këta politikanë duhet t’i pyesim: Duhet apo nuk duhet ta mbështesim SPAK-un? Tani që drejtësia ka nisur të veprojë, duhet apo nuk duhet ta mbështesim SPAK-un. E kuptojmë Edi Ramën që është bërë pishman për drejtësinë e re. A nuk është kjo koha që opozita t’i qëndrojë në krah për të vënë para ligjit pandëshkueshmërinë. Si mund të jesh kundër drejtësisë, kur je kundër korrupsionit? PD e ka zgjidh këtë dilemë, 100% në mbështetje të SPAK-ut dhe drejtësisë. 100% mbështetje pa kushte për SPAK”, tha Basha.