Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Librazhd, vdes 18-vjeçari dhe plagosen 3 të rinj


Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Trenit” në Dragostunje.Mësohet se drejtues i mjetit ka qenë Meglind Zeneli, 21 vjeç, ndërsa pasagjer kanë qenë  Gerald Verçani, 19 vjeç, Janikos Shyti, 20 vjeç, dhe Dorian Belba, 18-vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave, dhe ka humbur kontrollin në një kthesë. Pasi ka dalë jashtë rrugës automobilistike ka rënë nga lartësia duke u rrokullisur dhe përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.

Të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.