Vendosni fjalën kyçe....

Mediu në Lutjet e Mëngjesit në Uashington: Kënaqësi të takoja psikologun me famë botërore Jordan Peterson


Kryetari i Partisë Republikane Shqiptare, Fatmir Mediu në një postim në rrjete sociale shkroi se në mëngjesin e lutjeve, traditë kjo që ndiqet që 70 vite në Washington Hilton Hotel mori pjese dhe delegacioni i parlamentit shqiptar. Ai u shpreh se kishte kënaqësinë të takonte psikologun me famë botërore Jordan Peterson.

“🔹Në mëngjes e lutjeve, i cili zhvillohet në Washington Hilton Hotel që prej 70vitesh, morën pjesë 130 vënde nga gjithë bota. Në këtë takim mori pjesë dhe delegacioni i parlamentin shqiptar.
🔹Kënaqësi e vecantë gjatë mëngjesit të lutjeve të takoja Psikologun me famë botërore Jordan Peterson, autor i disa librave”, u shpreh Mediu.