Vendosni fjalën kyçe....

Flamur Noka njofton protestën javën e ardhshme


Deputeti Flamur Noka njoftoi se opozita do zhvillojë ditën e hënë një protestë në orën 16:30 tek Parlamenti.

Protesta do jetë për fjalën e lirë dhe për parlamentarizmin ku dhe do të shënojë pikënisjen deri në mosbindje civile.

“Kanë përjashtuar zonjat deputete, sepse ky regjim nuk pranon që ti të protestosh në mënyrë shumë të thjeshtë me pankarta në dorë. Atëherë çfarë do bëjmë. Ne do të thërrasim një protestë të hënën në orën 16:30 tek Parlamenti, do të jetë një tjetër protestë.

Një protestë tek Parlamenti, për fjalën e lirë, për parlamentarizmin, kundër Lindës së Parlamentit që është kukull me telekomandë.

Diversifikimi është do ta nisim aty, do të bëjmë protesta të tjera, drejt mosbindjes civile. Çdo aktivitet ditor do ta ketë mbylljen te Parlamenti i Shpresës. Ne do të zbatojmë çdo lloj pike të protokollit të mosbindjes civile”, tha Noka, në emisionin “Now” me Erla Mhillin në Euronews Albania.