Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Tiranë, merr flakë njëra prej tyre


Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Automjeti i shtetasit G.D është përplasur me automjetin e shtetasit Sh.K. dhe nga përplasja mori flakë automjeti që drejtohej nga shtetasi G.D.

Rreth orës 14:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K. Nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D.. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit”-njofton policia.