Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në aksin Lezhë-Milot, humb jetën një nga pasagjerët në veturë


Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur i aksin Lezhë-Milot ku një veturë u përplas me një kamion.

Nga përplasja u dëmtuan drejtuesi u veturës dhe 3 pasagjerët ku njëri prej tyre ka humbur jetën rrugës për në spital .

Nga aksidenti humbi jetën shtetasi I.D 80-vjeç.

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Z. C., rreth 70 vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J.

Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai. Njëri nga pasagjerët, shtetasi I. D., 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit”-njofton policia.