Vendosni fjalën kyçe....

Pampuri jep sihariqin: Në mars kemi gati listën e kandidatëve për zgjedhjet e 2025-ës


Deputetja demokrate e grupit të Bashës Orjola Pampuri tha sot se PD-ja do e ketë gati në mars listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e vitit 2025.

Gjatë një interviste në Euronews.al ajo tha se PD-ja është e hapur për të këdo që ka dhënë ndihmën e tij po jo ata që kanë njolla korrupsioni në kurriz.

Pampuri tha gjithashtu se PD-ja mbështet SPAk-un për një drejtësi të pavarur.

“Të kemi një mbështetje të SPAK për një drejtësi të pavarur që mund të ndërtojë një shtet dhe të jemi në një linjë aleatin tonë strategji që është SHBA. Këto janë kauzat për të cilat jemi këtu, ndaj të gjithë ata që e kanë derën të hapur nuk duhet të kenë korrupsion në kurriz, figura të pastra do ngjallin më shumë shpresë tek shqiptarët dhe do bëjnë një PD model për të nesërmen. Unë besoj se fundi i marsit ndoshta fillimi i prillit do kemi një listë kandidatësh të PD-së për zgjedhjet e ardhshme.” – tha Pampuri.