Vendosni fjalën kyçe....

Takoi kolegët e miqtë dhe më pas u vetëvra, detaje të reja nga ngjarja në komisariatin e Durrësit


Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja në komisariatin e Durrësit, ku oficeri Arben Pjeçi i dha fund jetës duke u vetëvra me armën e shërbimit.

Gazetarja e News24 raporton se para se polici të kryente aktin, takoi në zyrë miqtë dhe kolegët e vetë. Po ashtu bëhet me dije se nesër do të kryhet një eksperiment pasi sipas punonjësve të policisë nuk është dëgjuar asnjë zhurmë nga shkrepja e armës.

“Para se të dorëzonte zyrën ka takuar miqtë dhe kolegët e tij. Kanë qenë familjarët që kanë lajmëruar kolegët e punës pasi nuk kishin asnjë komunikim me Pjeçin. Trupi i oficerit të policisë është dërguar në morg për të kryer ekspertizën ligjore. Në momentin që është qitur plumbi nuk është dëgjuar nga asnjë prej punonjëseve. Po ashtu dyshohet se trupi është gjetur dy orë pas aktit të vetëvrasjes. Nesër do bëhet dhe një eksperiment se përse nuk u dëgjua zhurma e armës së shkrepur.”, raportoi gazetarja.