Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në Shkodër, humb jetën 4-vjeçari


Një aksident i ka marrë jetën një të mituri (4vjeç) në Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë” ku një automjet me drejtuese shtetasen K.B është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P.C.

4 vjeçari humbi jetën nga përplasja ndërsa shtetasit e tjerë morën dëmtime dhe ndodhen në spital.

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.