Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Ekonomisë merr 16 funksione të rëndësishme nga Financa


Ministra Ekonomisë rikthehet me funksionet e 2017, duke menaxhuar disa fusha të rëndësishme të tilla si Sigurimet Shoqërore, Arsimin Profesional dhe kontratat PPP.

Në fillim të këtij viti Kryeministri Edi Rama riformatoi qeverinë duke krijuar një ministri të re për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, ku vetëm për ekonominë janë 16 fusha përgjegjësie që më parë ishin tek Ministria e Financave, por edhe fushat e përgjegjësisë për kulturën dhe inovacionin me Ministër Blendi Gonxhen.

Funksionet e “Ekonomisë” iu bashkuan Ministrisë së Financave pas zgjedhjeve të vitit 2017, ku ministër në atë kohë ishte Arben Ahmetaj.

Sipas vendimit të qeverisë të publikuar në Fletoren Zyrtare, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe inovacionit përgatit dhe zbaton politikat e qeverisë në sferën makro-dhe mikroekonomike, të tregtisë dhe të sipërmarrjes për ndërtimin e një modeli të ri ekonomik, me synim garantimin e një rritjeje ekonomike të lartë e të qëndrueshme në Shqipëri.

Ministra e re miradministrim burimet, harton dhe zbaton politika të integruara ekonomike në sektorët parësorë të ekonomisë, konvergimit ekonomiko-social të rajoneve të vendit, përmirësimit të klimës e të shërbimeve për biznesin e qytetarin.

Promovon dhe orienton drejt risive ndërkombëtare duke maksimizuar suksesin e investimeve. Komandon instrumente administrative ekzekutive të zgjidhjes së konflikteve shtet-privat.

Kjo ministri ka për detyrë të garantojë të drejtën për arsim dhe formim profesional, punësim të sigurt e të denjë; c) harton dhe zbaton politikat e qeverisë në fushën e zhvillimit dhe promovimit të kulturës, trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore, të rritjes së dialogut kulturor, integrimit kulturor në familjen evropiane e botërore, në përputhje me programin e qeverisë së Republikës së Shqipërisë

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe inovacionit sipas vendimi të qeverisë do të ushtrojë veprimtarinë në këto fusha përgjegjësie shtetërore lidhur me fushën e ekonomisë:

a) strehimin

b) punësimin;

c) sigurimet shoqërore;

ç) arsimin dhe formimin profesional;

d) marrëveshjet e tregtisë së lirë;

dh) nxitjen e investimeve;

e) administrimin e pronës shtetërore;

ë) mbështetjen e partneritetit publik privat;

f) regjistrimin dhe licencimin e operatorëve ekonomikë;

g) shërbimin e akreditimit dhe standardizimit;

gj) mirëmbajtjen, kalibrimin dhe inspektimin e mjeteve matëse;

h) pronësinë industriale;

i) mbrojtjen e pronësisë intelektuale;

j) mbrojtjen e konsumatorëve;

k) zonat ekonomike dhe teknologjike;

l) ndihmën shtetërore dhe garancitë shtetërore.

Lidhur me fushën e kulturës:

a) harton dhe bashkërendon punën për politikat në fushën e artit e të kulturës nëpërmjet edukimit të popullsisë, rijetësimit të vlerave e të trashëgimisë kulturore, nxitjes së investimeve, publike dhe private në këta sektorë, monitorimit të mënyrës së përdorimit të fondeve publike në mbështetje të zhvillimit kulturor, edukimit në kulturë, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, ruajtjes dhe vijimësisë së traditës së harmonisë fetare në kulturën shqiptare, si dhe të bashkëpunimit rajonal;

b) harton politikat mbrojtëse dhe promovuese për trashëgiminë kulturore, materiale ose shpirtërore, si dhe krijimin e hapësirave të nevojshme ligjore e mbështetëse për ruajtjen dhe kultivimin e kulturës së shkruar, për krijimtarinë artistike në përgjithësi, si dhe për të promovuar arritjet e kulturës shqiptare e për të rritur konkurrencën e produktit shqiptar kulturor përtej kufijve;

c) harton politika për ekzistencën e Shqipërisë, si një partner aktiv në organizatat ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale, në fushën e artit e të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, nëpërmjet aderimit në institucionet përkatëse;

ç) udhëheq, programon dhe mbështet veprimtaritë kombëtare e ndërkombëtare, me qëllim identifikimin dhe zhvillimin e tendencave kulturore, artistike e letrare brenda vendit, si dhe përfshirjen e ballafaqimit të vlerave më të mira kombëtare me ato rajonale, si ato të trashëguara edhe ato bashkëkohore e krijimin e një hapësire dialogu mbare shqiptar e të diversitetit kulturor.

Lidhur me fushën e inovacionit fushat e përgjegjësisë së ministrisë së re janë:

a) synon dhe mundëson stimulimin e aktiviteteve inovative, të cilat do rrisin produktivitetin ekonomik dhe institucional përmes zhvillimit të teknologjisë informative dhe bashkëpunimit efikas;

b) identifikon koncepte, procese novatore dhe teknika të reja, kryen studime dhe analiza krahasuese për politikat në nivel rajonal e botëror për të analizuar të dhënat në kuadër të hartimit apo zbatimit të politikave qeveritare, me qëllim zhvillimin dhe hartimin e analizave strategjike, që mundësojnë zbulimin e mundësive të reja të inovacionit;

c) orienton: i. promovimin e inovacionit dhe të teknologjisë informative në shërbim të rritjes ekonomike dhe zhvillimit;

zhvillimin e bashkëpunimit përmes programeve të trajnimit/ konsulencës;

iii. konsolidimin e fondit për shërbimet inovative për përkrahje të sektorëve zhvillimorë të ekonomisë;

krijimin e mekanizmave institucionalë koordinues ndërmjet shkencës, sektorit privat dhe politikëbërjes.

ç) në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, harton, zhvillon dhe monitoron, politikat shtetërore dhe strategjitë për:

sigurimin e standardeve në ofrimin e shërbimeve publike;

rritjen e cilësisë së shërbimeve në çdo sektor publik;

iii. lehtësimin e ofrimit të shërbimeve publike; iv. rritjen e efektivitetit të shërbimeve për të garantuar aksesin e qytetarëve në marrjen e shërbimeve publike.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor